Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti kujton të rënët në Betejën e Çabratit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar të rënët në Betejën e Çabratit, ku ranë 22 dëshmorë të UÇK-së, si dhe 107 civilët që u vranë nga forcat serbe nga data 7 deri më 11 maj të vitit 1999.

Kurti ka thënë se në komunën e Gjakovës në luftën e fundit janë vrarë gjithsej 1022 civilë të paarmatosur, ndërsa janë edhe 361 dëshmorë të UÇK-së nga luftimet e drejtpërdrejta edhe brenda qytetit. 

“Përgjatë tre ditëve sa zgjatën luftimet në Betejën e Çabratit ranë 22 dëshmorë të UÇK-së, kurse nga data 7 deri më 11 maj 1999 u vranë 107 civilë nga forcat serbe. Në komunën e Gjakovës në luftën e fundit janë vrarë gjithsej 1022 civilë të paarmatosur gjersa janë 361 dëshmorë të UÇK-së nga luftimet e drejtpërdrejta edhe brenda në qytet. 22 vjet më pas i kujtojmë me ndjenjën e dhimbjes, pikëllimit e krenarisë por edhe të obligimit për vendin e popullin tonë që ata e deshën aq shumë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Artikuj të ngjashëm