Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka theksuar se do të presin certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, e pastaj do t’i nisin konsultimet për formimin e qeverisë së re.
Lidhur me këtë, Kurti u pyet të premten nga KP-ja pasi mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 45-të të Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNumërimi i votave të zgjedhjeve të përgjithshme ka përfunduar të mërkurën e 5 marsit.
Sipas rezultateve preliminare të publikuara në platformën elektronike të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë e para, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës, pastaj Lidhja Demokratike të Kosovës dhe e katërta, sipas votave, është radhitur koalicioni AAK-Nisma./KP