Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti: Komunikimet me partitë do t’i nisim pas certifikimit të rezultatit zgjedhor

kurti

Foto: Driton Paçarada

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se do t’i fillojë komunikimin me partitë tjera, posa të certifikohet rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit.

Ai u është përgjigjur shkurt gazetarëve pas hapjes së Edicionit të 8-të të Festivalit Multikulturor dhe Ekspozitës Mobile “KRAH”.

“Po sa të certifikohet rezultati do t'i fillojmë komunikimet menjëherë”, ka thënë shkurt Kurti.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është në pritje të përfundimit të shqyrtimit të ankesave lidhur me procesin zgjedhor para se t’i shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka theksuar se shpallja e rezultateve varet nga përmbyllja e procedurave ankimore dhe vendimet që do të nxirren nga institucionet përkatëse.

Edhe Kurti: Kanë nisur komunikimet për arritjen e një marrëveshjeje për presidentin Arbëri Kurti: Kanë nisur komunikimet për arritjen e një marrëveshjeje për presidentin

Lëvizja Vetëvendosje që udhëhiqet nga Albin Kurti fitoi sërish shumicën mes partive shqiptare në Kuvend, duke marrë 53 deputetë. PDK-ja pati 22, LDK-ja 18 e Aleanca 7.

Me këtë shpërndarje të mandateve, Lëvizja Vetëvendosje ka mundësinë ta formojë qeverinë pa pasur nevojë për koalicion me partitë e tjera shqiptare.

Por, për zgjedhjen e presidentit, çështje për të cilën vendi shkoi në zgjedhje të parakohshme, nevojitet marrëveshje ndërmjet partive politike, në dy raundet e para të votimit kërkohet pjesëmarrja në sallë e së paku 80 deputetëve.

Me 53 deputetët e Vetëvendosjes dhe me 10 deputetët e komuniteteve, duke përjashtuar ata të Listës Serbe, një marrëveshje me PDK-në do të siguronte 86 vota në Kuvend. 

Ky numër përputhet me qëndrimin e kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, i cili gjatë përpjekjeve për zgjedhjen e presidentit në prill kishte deklaruar se një kuorum prej 85 ose 86 deputetësh ofron siguri për një proces të suksesshëm.

Edhe Kurti: Kemi dallim drastik mes rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të LDK-së Arbëri Kurti: Kemi dallim drastik mes rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të LDK-së

Një marrëveshje me LDK-në do të siguronte 82 vota, vetëm dy më shumë se minimumi kushtetues prej 80 deputetësh që nevojitet për të konsumuar raundin e parë dhe të dytë të votimit për president.

Më e vështirë është mundësia e formimit të qeverisë pa Vetëvendosjen.

PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja së bashku kanë 47 deputetë. 

Për të siguruar shumicën prej 61 votash, atyre do t’u duheshin edhe 14 deputetë të tjerë, çka nënkupton se, përveç komuniteteve, do të nevojiteshin edhe votat e Listës Serbe.

Edhe S’ka sinjale për presidentin Arbëri S’ka sinjale për presidentin

Pas sulmit terrorist në Banjskë në vitin 2023, partitë shqiptare nuk kanë bashkëpunuar me Listën Serbe, pasi ish-nënkryetari i saj, Milan Radoiçiq, mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

KQZ-ja kishte paraparë përfundimin e numërimit deri më 21 qershor, por procesi është mbyllur katër ditë më herët.