Kryeministri Albin Kurti nëpërmjet një fotografie të publikuar në Facebook ka ekspozuar emblemat ruse dhe serbe të strukturave të inteligjencës, ushtrisë dhe sigurisë, që u sekuestruan pas sulmit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit.
Në shkrimin e tij, ai ka thënë se ky zbulim “dëshmon për përfshirjen potenciale të grupeve ekstremiste dhe terroriste serbo-ruse, me lidhje të forta në Serbi, që kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës dhe krijimin e një mjedisi të pasigurt në rajon”.
“Stabiliteti dhe paqja në Ballkan kërkojnë një reagim të unifikuar dhe vendimtar kundër këtyre aksioneve terroriste dhe aktiviteteve destabilizuese që rrezikojnë sigurinë e përgjithshme dhe vlerat demokratike në rajon”, ka shkruar Kurti.
Më 29 nëntor, kanali i ujit i Ibër-Lepencit u sulmua me eksploziv. Si pasojë u dëmtua infrastruktura kritike e Kosovës. Nga ky kanal furnizohen një pjesë e konsideruehsme e qytetarëve me ujë, ndërsa uji shfrytëzohet edhe për ftohjen e termoelektranave të KEK-ut. Pra Kosova ka rrezikuar të mbesë pa rrymë e ujë. Situata është stabilizuar shpejt me intervenimin e ekipeve emergjente.
Për rastin, ka pasur bastisje një ditë më pas ndërsa janë arrestuar disa persona e janë sekuestruar armë, eksplozivë, uniforma e emblema.
-
Kurti: Serbia arriti ta ndalojë përshkallëzimin e brendshëm përmes sulmit në Ibër-Lepenc
-
Kurti për sulmin në Ibër-Lepenc: Të përfshira grupet terroriste serbo-ruse
-
Kurti paralajmëron për sulme të reja në veri “para dhe pas Vitit të Ri”
-
Kurti i kërkon komisioneres së BE-së për Zgjerim heqjen e masave ndaj Kosovës
-
Kurti ambasadorëve të QUINT-it: Sulmi në Ibër-Lepenc i ngjashëm me sulmet e Rusisë në Ukrainë