Një listë e përbashkët e kandidatëve shqiptarë për deputetë në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi do të ndihmonte në përfaqësim sa më të mirë të shqiptarëve, është konstatuar në takimet që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në dy ditët e fundit ka pasur me gjashtë kandidatë shqiptarë për deputetë në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi.
Sipas një njoftimi nga Qeveria, Kurti ka falënderuar Shaip Kamberin, Nagip Arifin, Ragmi Mustafën, Shqiprim Jonuzin, Naser Azirin e Armend Aliun “për kontributin e tyre të deritanishëm dhe u dëshiroi sukses në zgjedhjet e radhës”.
Në takime, sipas njoftimit, është diskutuar gjendja e shqiptarëve në Luginë, diskrimini që u bëhet dhe asimetria me Kosovën, “ku siç dihet, në Kosovë deputetët e Listës Serbe i bojkotojnë dhjetë ulëset e rezervuara, ndërkaq në Luginë, shqiptarëve iu pasivizohen adresat dhe diskutohet nëse do të mund t’i arrijnë tre deputetë”.
Në legjislaturën e fundit në Serbi, Shaip Kamberi ka qenë deputeti i vetëm shqiptar.
-
Kurti e Kamberi diskutojnë për zgjerim të mbështetjes për Luginën
-
Kurti uron Kamberin për mandatin e ri, cek rëndësinë e unifikimit të spektrit politik shqiptar në Luginë
-
Kurti: Bashkimi i shqiptarëve në zgjedhjet në Serbi, dëshmi e unitetit kombëtar
-
Kamberi: Shqiptarët e diskriminuar të Luginës s’guxojnë të mbesin pa përfaqësim të zëshëm
-
Veç 6 deputetë të rinj shqiptarë pritet t’i ketë Kuvendi