Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti bisedon me nënsekretarin e Shtetit: Fokusi marrëveshja në njohje reciproke me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka biseduar në telefon të premten me nënsekretarin e Shtetit amerikan, Derek Chollet, për domosdoshmërinë e një marrëveshjeje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë me qendër njohjen reciproke.

“Një bisedë telefonike e sinqertë dhe e rëndësishme me nënsekretarin e Shtetit Derek Chollet për domosdoshmërinë e një marrëveshjeje për normalizimin e plotë me Serbinë me qendër njohjen reciproke, me fokus situatën e sigurisë në Kosovë së bashku me sundimin e ligjit”, ka njoftuar Kurti në Twitter.

Kurti pritet të takohet të dielën ose të hënën me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, në Bruksel. Çështja e targave pritet të jetë diskutimi kryesor, por parashihet të diskutohen edhe çështje të tjera.