Policia e Kosovës njoftoi se një qytetare nga Peja ka dorëzuar një kuletë me të holla dhe me dokumente personale.
Sipas njoftimit, në kuletë ishin 480 franga zvicerane, 100 dollarë, 93 euro, 1 zinxhir ari dhe dokumente personale. Policia bëri të ditur se i janë kthyer pronares së kuletës.
“Me datën 8 maj 2024, në Stacionin Policor në Pejë, ka ardhur qytetarja K. B. e cila ka sjellë një çantë krahu të cilën e kishte gjetur në parkun Karagaç në Pejë. Në çantë ishte një kuletë me të holla dhe dokumente personale, katërqind e tetëdhjetë (480) franga zvicerane, njëqind (100) dollarë amerikan, nëntëdhjetë e tri (93) euro, një (1) zinxhir ari dhe dokumente personale. Të gjitha gjërat e lartcekura i janë kthyer qytetares (viktimës)”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës
Autoritetet falënderuan qytetaren për veprimin.
-
Qytetarja dorëzon në Polici kuletën me të holla që e gjeti në rrugë
-
Qytetari nga Istogu e dorëzon në Polici kuletën që e gjeti plot me para e kartela bankare
-
Qytetari në Istog gjen kuletën me rreth 3200 euro, dorëzon në Polici
-
79-vjeçari gjeti kuletën me euro e franga në Ferizaj, Policia ia kthen pronarit
-
Qytetari dorëzon në Polici kuletën me të holla që e gjeti në rrugë