Është dita e pestë prej kur në bankat e gjimnazit “Haxhi Zeka” në Istog nuk janë ulur nxënësit, si pasojë e grevës që po zhvillohet ne të gjitha institucionet e arsimit me kërkesë të SBASHK-ut për rritje të koeficientit për paga.
Prej orës 9 të mëngjesit, të vetmen gjë që kanë bërë mësimdhënësit, ishte qëndrimi në sallë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë palëkundur në kërkesat e tyre, mësimdhënësit e gjimnazit “Haxhi Zeka” në Istog, të premten kanë vazhduar grevën e përgjithshme.
Thonë se greva do të vazhdojë për aq kohë sa nevojitet për ngritje të pagës për ta.
Ndonëse e pranojnë se nga kjo grevë më së shumti pësojnë nxënësit, premtojnë kompensim të mësimit.
Madje, mësimdhënësit kanë mesazh edhe për qeverinë e Kosovës.
Mbështetje për grevën, mësimdhënësit kanë marrë edhe nga Sindikata e Pavarur e Arsimit të Shqipërisë.
Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, së bashku me kryetarin e Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë, Nevruz Kaptelli kanë vizituar grevistët në shkollën fillore “Dardania”.
Kaptelli tha se ka ardhur në Kosovë që të vizitojë kolegët e tij kosovarë për të përkrahur kërkesat e tyre të cilat, sipas tij, janë shumë të arsyeshme.
Ndërsa, kryetari i SBASHK-ut, tha se do të padisë secilin organ dhe institucion që synon të bëjë presion mbi grevistët.