Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka thënë se ende nuk ka datë për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë.
Ai tutje ka shtuar se reciprociteti as nuk është nocion i ri për Vetëvendosjen e as për partnerët ndërkombëtarë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tij, ky është parim themelor dhe buron nga sovraniteti.
“Ne jemi të interesuar për trajtim të barabartë. Unë mendoj që askush nuk duhet të ndihet i kërcënuar nga vendosja e reciprocitetit”, ka thënë ai.
Kryeziu ka thënë se nuk ka një datë të caktuar për vendosje të reciprocitetit, duke shtuar se kjo vendoset në bazë të parimeve.
Ai ka thënë se për çështjen e shefit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës “shumë shpejt do të bëhet publik dhe do të bëhet emërimi i drejtorit të ri”.