Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, ka thënë se Gjykata Kushtetuese ka sqaruar se dështimi për konstituimin e Kuvendit nuk ka ndodhur për shkak të pengesave nga komuniteti serb, por për shkak të mosvotimit të shumicës së deputetëve.
Ai ka shtuar tutje se përgjegjësia për bllokimin e Kuvendit i takon shumicës dhe komuniteteve pakicë joserbe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pra, përgjegjësia për bllokimin e Kuvendit i takon shumicës dhe komuniteteve pakicë jo-serbe, e jo komunitetit serb, dhe për këtë arsye Kuvendi nuk mund të konsiderohet i konstituuar. Gjykata po ashtu bëri të ditur se vetëm në rrethana të jashtëzakonshme, kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë një ose disa anëtarë të Kryesisë për arsye që nuk varen nga vullneti i shumicës, por për shkak të pengimit nga deputetë apo grupe të caktuara politike, përfshirë ato të komuniteteve pakicë, Kuvendi mund të vazhdojë funksionimin edhe pa njërin prej anëtarëve të Kryesisë. Për sa kohë që Kryesia ka kuorum për vendimmarrje”, ka shkruar në Facebook.