Kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini, ka thënë se në plazhet në kuadër të kësaj komune, çmimi maksimal për shezlon do të jetë 700 lekë.
Mersini ka thënë se janë 15 mijë metër katrorë vijë bregdetare plazh publik që do të jetë falas. Në këto plazhe, sipas Mersinit, do të vendosen 350 çadra dhe shezlongë. Ajo ka thënë se krahas tyre do të ketë edhe plazhe publike pa çadra dhe shezlongë ku qytetarët do të mund të vendosin çadrat dhe shezlongët personalë.
Për sa i përket tarifës prej 700 lekësh, Brunilda Mersini, kryetare e bashkisë së Vlorës, ka thënë se këto janë plazhe publike që do të menaxhohen me anën edhe të bashkëpunimit me privati.
Tarifa 700 lekë sipas saj është limiti. 700 lekë në bursën aktuale këmbehen me 7.33 euro
“Pra bizneset private në ndryshim nga një vit më parë ku kishim çmime të ndryshme deri në 2 mijë lekë, këtë vit plazhet private do të shkojnë maksimumi në vlerën 700 lekë dhe jo më tepër”, u shpreh kryebashkiakja për "top-channel".
Tarifa prej 700 lekësh e plazheve private ka ngjallur shumë diskutime në Këshillin Bashkiak dhe në qytetin e Vlorës ditët e fundit.
-
Kryetari i Lezhës: Turistët po preferojnë t’i paguajnë plazhet private, jo të rrinë në publike me zero lek
-
Gjoba deri në 200 euro për turistët që ecin rrugëve me rroba plazhi në fshatin pranë liqenit Como
-
Plazhi italian ndalon çadrat për personat mes moshave 10 deri 65 vjeç
-
Italianët ua kthejnë shpinën plazheve private për shkak të çmimeve
- 200 euro për dy shtretër dhe një çadër? Pothuaj secili turist do t’ua tregojë gishtin e mesëm!