Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, së bashku me anëtarët e kabinetit të tij kanë vizituar dje komunat Bujanoc dhe të Preshevë, ku janë pritur nga kryetarët e këtyre komunave.
Në vizitën e parë në Bujanoc, kryetari Kastrati ka uruar kryetarin e kësaj komune, Nagip Arifin për pozitën, dhe kanë diskutuar për bashkëpunimin në sfera të ndryshme.
Kastrati po ashtu ka takuar kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi dhe deputetët shqiptar të cilët do t’i përfaqësojnë qytetarët e Luginës së Preshevës në Parlamentin e Serbisë.
“Kryetarit Nagip Arifi dhe deputetëve shqiptarë i urova për pozitat, dhe i përgëzova për listën unike e rezultatin në zgjedhjet e përgjithshme”, ka thënë Kastrati.

Kastrati pas vizitës në Komunën e Bujanocit, ka vizituar Komunën e Preshevës, ku me kryetarin e kësaj komune Shqiprim Arifi kanë diskutuar për bashkëpunimin ndërkomunal.
“Në vazhdën e takimeve në Luginë, u pritëm edhe nga kryetari i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi. Folëm për bashkëpunime ndërkomunale e ndërkufitare, që sjellin mirëqenie te qytetarët tanë. Edhe me kryetarin e PDSH-së Ragmi Mustafa, patëm një takim miqësor ku ndamë idetë e perspektivat tona në raport me shqiptarët e Luginës”, ka thënë Kastrati.
-
Mustafi e vlerëson si historike vizitën e kongresistëve amerikanë në Luginë
-
Krasniqi flet për takimin me kryetarët serbë: Qeveria e gatshme për mbështetje
-
Tensione në tranzicionin e pushtetit nga shqiptarët te Lista Serbe në Zveçan
-
Kastrati: Falënderues për 30% të votave, të presim deri në numërimin e të gjithave
-
Kastrati: Çdo i ri që ka përfunduar shkollën në Kamenicë, e ndien boshllëkun e rrugëve të zbrazëta