Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kryetari i Gjilanit: Epopeja e UÇK-së, mesazh për qëndrim unik në çështjen kombëtare

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, ka bërë të dielën homazhe te varrezat e dëshmorëve për nder të 24-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Hyseni ka thënë se Epopeja e UÇK-së është njëra prej veprimeve të krenarisë së kombit dhe se është mesazh i fortë për bashkim të vazhdueshëm dhe qëndrim unik në çështjen kombëtare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Bashkë me zëvendësministrin e Mbrojtjes, Policinë, FSK-në, asamblistët e drejtorët komunalë, kemi bërë nderime te varrezat e dëshmorëve. Epopeja e UÇK-së është njëra prej veprimeve të krenarisë së kombit, ndërkaq përveç simbolikës së sakrificës është edhe mesazhi i fuqishëm për bashkim të vazhdueshëm e qëndrim unik në çështjen kombëtare. Tash është koha më shumë se kurrë që të tregojmë bashkim e unitet, duke e ditur që gjendja e sigurisë në botë është duke u cenuar. Lavdi dëshmorëve të kombit”, ka thënë ai.

Ndryshe, Kuvendi Komunal i Gjilanit, të shtunën ka mbajtur mbledhje solemne në nderim të sakrificës së Jasharajve, derisa të hënën ora e parë mësimore do t’i kushtohet Epopesë së UÇK-së.