Kryeredaktori i televizionit slloven “Planet TV”, Mirko Mayer, ka njoftuar se Gjykata e Apelit në Slloveni ka hedhur poshtë ankesën e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, në lidhje me rastin kundër gazetarit Vitomir Petroviq.
Berishaj kishte paditur Petroviqin në Gjykatën e Qarkut në Lubjanë në lidhje me raportimin që implikonte Berishajn në një skandal financiar.
Sipas “Planet TV”, kryeministri slloven, Robert Golob, është duke u hetuar ndërkombëtarisht për disa transaksione që i ka dërguar nga një degë serbe e furnizuesit energjetik slloven GEN-I, te kompania e ambasadorit kosovar MB Consulting. Mbështetur në këtë raportim, kompania e Berishajt i ka marrë 600 mijë euro të cilat gradualisht i ka nxjerrë në para të gatshme e që dyshohet se ia ka kthyer kryeministrit të tashëm slloven Robert Golobit, që ky pastaj t’i investojë në një nga fondet italiane që u siguron përdoruesve anonimitet.
Berishaj ka mohuar kategorikisht këtë, ndërsa po ashtu edhe Golob kishte thënë se nuk e njeh Berishajn.
Mayer në postin në Twitter, ka shkruar për vendimin, ndërsa ka postuar edhe foto të vendimit të gjykatës së shkallës së dytë.
Edhe
Skandali financiar që implikon Berishajn, televizioni slloven hulumton për GEN-in në Ballkan
“Dëgjova se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një deklaratë në favor të Novica Mihajlos dhe Delos dhe ka shprehur shpresën që drejtësia të vihet në vend në rastin e Berishajt kundër Planet TV. E njoftoi se kjo dëshirë është plotësuar tashmë: 16.2 rasti penal i penal i ngritur nga Berishaj është refuzuar nga gjykata e shkallës së dytë”, ka shkruar Mayer të enjten.