Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka thënë se nuk e njeh kryeministrin e Sllovenisë, Robert Golob.
Ai ka shtuar se nuk e ka takuar kurrë dhe nuk ka pasur asnjëherë kontakt me të.
Berishaj raportimet i ka quajtur lajme të rreme.
“Kryeministrin e Republikës së Sllovenisë, z. Robert Golob nuk e njoh, kurrë nuk e kam takuar në jetën time dhe nuk kam qenë kurrë në kontakt me të, kështu që pavarësisht asaj se sa herë do ta ricikloni lajmin e rrejshëm, ai vetëm lajm i rrejshëm mbetet”, ka shkruar ai.
Edhe
Gazetari slloven Pozhar: Çështja Berishaj mund të çojë në rënien e Qeverisë sllovene
Në prill të vitit të kaluar, ambasadori Berishaj akuzohej nga mediat në Lubjanë se është përfshirë në një skandal për shpëlarje parash në Slloveni. Mbështetur në raportimet e asaj kohe, kompania e ambasadorit Berishaj, “MB Consulting”, i ka marrë 600 mijë euro të cilat gradualisht i ka nxjerrë në para të gatshme e që dyshohet se ia ka kthyer Golobit, që ky pastaj t’i investojë në një nga fondet italiane që u siguron përdoruesve anonimitet. Berishaj pati mohuar akuzat duke u kundërpërgjigjur me padi ndaj raportuesve.
Golob ka thënë se këtë lajm e ka nisur partia SDS para zgjedhjeve në Slloveni. Por sipas tij, më vonë u zbulua se Berishaj është miku personal i Janez Janshas, kryetarit të SDS-së. Thotë se nuk e ka idenë se nga kush u “ringjall” në Kosovë kjo aferë e dyshuar.