Prokuroria Speciale dhe kryeprokurori i saj Blerim Isufaj, përmes një reagimi kanë thënë se refuzojnë të komentojnë deklaratat e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.
Kurti të hënën në emisionin “Interaktiv” në KTV, ka thënë se kryeprokurori Isufaj është fajtor për gjendjen në prokurori dhe që shumica e problemeve mbajnë emrin e tij.
Këto deklarata, janë quajtur me karakter politik dhe të pambështetura në fakte.
“Prokuroria Speciale dhe Kryeprokurori i saj, z.Blerim Isufaj, nuk komentojnë deklarata me karakter politik, veçanërisht në rastet kur ato janë të pavërteta dhe nuk mbështeten në fakte apo procedura zyrtare institucionale. PSRK, vlerëson se besueshmëria, integriteti institucional dhe profesional ndërtohen mbi punën, transparencën, llogaridhënien dhe respektimin e ligjit, e jo mbi deklarata politike”, thuhet në reagimin në Facebook të Prokurorisë Speciale.
-
Kurti: Duhet kryeprokuror i ri, jo Blerim Isufaj
-
IKD-ja e cilëson të ngutshme e jotransparente mënyrën e shkarkimit të Isufajt
-
Haradinaj për shkarkimin e Isufajt: Hakmarrje politike
-
Shkarkohet Blerim Isufaj
-
Përplasje në Këshill Prokurorial, nuk miratohet raporti i punës së Prokurorisë Speciale për 2025