Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Alleksandar Vuçiq.
Në telefonatë, siç bëhet e ditur në njoftimin për media të kryeministrisë britanike, thuhet se kryeministri britanik ka mbështetur vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë si dhe ka mirëpritur heqjen e pjesshme të tarifave ndaj mallrave serbe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kryeministri mbështeti rinisjen e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës. Ai mirëpriti tërheqjen e pjesshme të Kosovës të tarifave ndaj mallrave nga Serbia dhe inkurajoi reagim pozitiv. Ai tha se Britania e Madhe do të vazhdojë të kërkojë me ngulm heqjen e plotë të tarifave”, ka thënë Johnsoni.
Në lidhje me situatën në Bosnjë e Hercegovinë, Johnsoni ka kërkuar nga Vuçiqi të shfrytëzojë ndikimin e tij për të qetësuar tensionet.