Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vuçiq takohet me Peachin, bisedojnë për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me të dërguarin e Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach, të mërkurën, ku ndër temat kryesore të takimit ka qenë situata në Kosovë.

Vuçiq ka treguar për takimin me Peachin në një postim në Instagram.

“Një bisedë serioze dhe domethënëse me Lord Stuart Peach. Kemi biseduar për situatën në Kosovë e M. si dhe në të gjithë rajonin. Gjithashtu kemi rënë dakord se është e nevojshme që Serbia dhe Britania e Madhe të bëjnë më tepër përpjekje në zhvillimin e marrëdhënieve tona ekonomike dhe të përgjithshme politike”, shkroi Vuçiq.

 

 

Artikuj të ngjashëm