I dërguari special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuar Peach u takua të martën me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Siç raportoi mediumi serb N1, Vuçiq, deklaroi se çështje kyç e Serbisë është formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Si obligimet e marra dhe të pranuara të Prishtinës, në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare, si dhe sigurinë e popullatës serbe në ‘Kosovë dhe Metohi’, për çka presim mbështetjen e plotë të Mbretërisë së Bashkuar”, deklaroi Vuçiq.
Sipas mediumit, i dërguari britanik u shpreh pro dialogut Kosovë-Serbi, duke iu ofruar ndihmë palëve.
I dërguari Peach është takuar ditë më parë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani. Në takim me Kurtin, sipas Zyrës së kryeministrit, është biseduar për bashkëpunimin mes vendeve dhe mbështetjen për fushën e sigurisë.
-
Vuçiqi takon Sorensenin, pohon se është thelbësore zbatimi i marrëveshjeve
-
Vuçiq-Sorensenit: Asociacioni, parakusht për fillimin e normalizimit të marrëdhënieve
-
Dialogu mes Kosovës e Serbisë temë diskutimi në takimin Lajçak-Peach
-
Vuçiq takohet me Peachin, bisedojnë për Kosovën
-
Në BE insistojnë se krijimi i Asociacionit është çështja kryesore dhe prioriteti më i madh