Ujësjellësi Rajonal Prishtina ka paralajmëruar konsumatorët që nuk i kanë shlyer borxhet me dërgim te përmbaruesit privat.
Nga KRU Prishtina është thënë se borxhi total i konsumatorëve ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit është mbi 45 milionë euro, ndërsa vetëm gjatë periudhës së pandemisë është krijuar borxh mbi dy milionë euro.
“Ua kujtojmë se, borxhi total i konsumatorëve ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit është mbi 45 milionë euro dhe vetëm gjatë periudhës së pandemisë mbi 2 milionë euro. Nxitoni dhe paguani faturat e ujit, jemi në përgatitje të lëndëve të konsumatorëve borxhlinj për dërgim te përmbaruesit privat”, është thënë nga KRU Prishtina.
Artikuj të ngjashëm
-
Borxhi ndaj KRU “Prishtina” kalon 45 milionë euro, paralajmërohen shkyçje dhe përmbarim
-
“KRU Prishtina” thotë se konsumatorët ia kanë mbi 45 milionë euro borxh që nga paslufta
-
Borxhlinjve të ujit në Prishtinë u ofrohet mundësia të paguajnë me këste
-
KRU "Gjakova" kërkon borxhet mbi 10 milionë euro, kërcënon edhe me përmbarues
-
KRU “Gjakova” paralajmëron borxhlinjtë se do t’i dërgojë te përmbaruesi