Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se ka nisur trajtimin dhe shpërndarjen e ujit, por me kapacitet të reduktuar.
Lajmërimi vjen disa orë një ditë pas ndërprerjes së furnizimit me ujë për shkak të shpërthimit me eksploziv të kanalit të Ibër-Lepencit në Zubin-Potok.
KRU “Mitrovica” ka lutur konsumatorët të kursejnë ujin që rrjeti të mbushet sa më shpejtë e që të gjithë të kenë qasje në ujë të pijes.
“Furnizimi me ujë të pijes fillimisht do arrijë tek konsumatorët të cilët gjenden të pika të ulëta e gradualisht uji do të arrij edhe në kate të larta të banesave kolektive. Lusim konsumatorët të që të përdorin ujin sa më racionalisht në mënyrë që rrjeti të mbushet sa më shpejt me ujë të pijes e me këtë t’u mundësohet të gjithëve të kenë qasje në ujë të pijes”, thuhet në njoftim.
-
KRU “Mitrovica”: Uji të mos përdoret për pije deri në njoftim të radhës
-
IKSHPK: Uji nga KRU-të “Prishtina” dhe “Mitrovica” mund të përdoret për pije
-
Pasojat e sulmit në Ibër-Lepenc, KRU “Mitrovica” njofton për reduktime të ujit
-
Kthehet në normalitet furnizimi me ujë për zonat e prekura nga sulmi në Zubin-Potok
-
KRU “Mitrovica”: Shkaku i një defekti është ndërprerë furnizimi me ujë në Spitalin e Mitrovicës së Veriut