Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KRU “Gjakova” aksion pastrimi në Liqenin e Radoniqit

Ekipet e KRU "Gjakova" kanë ndërmarrë një aksion për pastrimin e Liqenit të Radoniqit, prej nga jo vetëm Gjakova furnizohet me ujë të pijshëm..

Ndërkohë kanë apeluar te qytetarët, të cilët frekuentojnë ambientet e liqenit, që të kenë kujdes dhe të mos hedhin mbeturina brenda apo përreth liqenit.

Në një komunikatë dërguar mediave, KRU “Gjakova” thotë se veprime të tilla ua vështirësojnë punën në funksionimin dhe mirëmbajtjen e rregullt të liqenit.