Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka ndërprerë mbushjen me ujë të liqenit të Radoniqit nga kanali furnizues i lumit Bistrica, pasi disa fermerë të shtunën hodhën qumësht.
Fermerët e rajonit u ankuan për mbylljen e qumështores “Vita” në Istog. Kjo qumështore u mbyll nga bordi i saj pas inspektimeve nga autoritetet. Rezultatet laboratorike ende s’janë bërë publike.
“K.R.U. "Gjakova" Sh.A. njofton opinionin publik se një person i quajtur Tafë Çeku ka publikuar video dhe fotografi në rrjetin social Facebook, ku shihet duke derdhur qumësht në lumin Bistricë, ujërat e të cilit derdhen në kanalin furnizues të Liqenit të Radoniqit. Sipas ekspertëve të K.R.U. "Gjakova" Sh.A., qumështi paraqet një ngarkesë të lartë organike për mjedisin ujor. Shkencërisht, ai nxit shumimin e baktereve, rrit turbullirën e ujit dhe konsumin e oksigjenit, shton kërkesën për klor gjatë procesit të dezinfektimit dhe mund të favorizojë formimin e trihalometaneve (THM). Për të garantuar sigurinë e ujit të pijshëm dhe në përputhje me procedurat teknike, jemi të detyruar të ndërpresim për disa orë mbushjen e Liqenit të Radoniqit me ujë nga kanali, deri në përfundimin e vlerësimeve dhe masave të nevojshme nga ekipet tona profesionale”, thuhet në njoftim të KRU “Gjakova”.
Kjo kompani ka bërë të ditur se e ka lajmëruar edhe Policinë e Kosovës e se do të ngrejë padi ndaj personit.
E pos tij, në rajonin e Dukagjinit edhe fermerë të tjerë kanë hedhur ujë në lumë.
KRU “Gjakova” ka apeluar që qytetarët pakënaqësitë të mos i shfaqin në këtë mënyrë.
Edhe
Disa lagje të Prishtinës qe dy ditë pa ujë, sipas KRU "Prishtina" furnizimi kthehet sonte
“Çdo ndotje ose dëmtim i burimeve ujore cenon interesin publik, duke pasur parasysh se nga Liqeni i Radoniqit furnizohen me ujë të pijshëm mbi 200 mijë banorë”, thuhet në njoftim.
-
Pacolli thotë se u mbyll, restoranti te Liqeni i Radoniqit: Dyert i kemi të hapura
-
Ministrja lajmëroi mbylljen e restorantit te Liqeni i Radoniqit, drejtori: S’ka vendim zyrtar, puna vazhdon
-
Rrënohen pesë objekte të ndërtuara pa leje pranë Liqenit të Radoniqit
-
Inspektorati merr mostra të ujit që përdor “Vita” në procesin e prodhimit të qumështit