Pak orë para se Komisioni për Siguri të dëgjonte versionin e ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, për skandalet në Inspektoratin Policor të Kosovës, të tjera suspendime kanë ndodhur në këtë institucion, shkruan sot Koha Ditore.
Sefaj ishte ftuar të raportonte për skandalin e konkursit të fundit të punësimit në IPK. Ai para disa javësh ishte njoftuar nga zyrtarë të IPK-së për shkeljet që ata pretendojnë se i ka bërë shefi i IPK-së, Hilmi Mehmeti, i cili është suspenduar. Por në letrën e drejtuar përmendet edhe ushtruesja e detyrës, Miradije Kelmendi. Suspendimi i Mehmetit dhe zëvendësimi me Kelmendin kanë qenë temë diskutimi në mbledhjen e këtij komisioni.
Pas tri orësh ka përfunduar raportimi i ministrit të Brendshëm. Komisioni ka marrë vendim për krijimin e një grupi punues parlamentar, që do të skanojë problemet e këtij institucioni, dhe do të mbikëqyrë zbatimin e Ligjit për IPK-në.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Kërkohet shkarkimi i kryeshefes së IPK-së
-
Komisioni konstaton keqmenaxhim në IPK, rekomandon shkarkimin e kryeshefes
-
Apeli e detyron MPB-në të nënshkruajë kontratat për të cilat është shkarkuar ish-shefi i IPK-së, Hilmi Mehmeti
-
Pse ministri Sefaj kërkoi raportim pa prani të medieve
-
Selimi thotë se në Inspektoratin e Policisë ka rrjet të krimit