Arbëri

Komisioni konstaton keqmenaxhim në IPK, rekomandon shkarkimin e kryeshefes

Foto: Koha / ilustrim

Inspektorati Policor i Kosovës, që mbikëqyr punën e Policisë së Kosovës, është institucion i degraduar plotësisht, ka konstatuar draftraporti i finalizuar i grupit punues për mbikëqyrjen e ligjshmërisë në IPK.

Pak javë para se drafraporti të miratohet në Komisionin për Siguri dhe të bëhet publik, gazeta ka mësuar se në mesin e shumë rekomandimeve për këtë institucion, e që duhet të zbatohen nga Ministria e Punëve të Brendshme, do të jetë edhe shkarkimi i kryeshefes së IPK-së, Miradije Kelmendi, shkruan Koha Ditore.

Pa u ndalur në emra, përfaqësues të këtij komisioni kanë thënë se rekomandimet që priten të votohen në Kuvend kërkojnë edhe shkarkime në IPK.

Në një bisedë për gazetën, ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, është zotuar se do të zbatojë edhe rekomandimet për shkarkime, nëse ato dalin nga Komisioni për Siguri dhe të njëjtat kalojnë në Kuvend... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)