Me pesë vota për, një abstenim dhe dy vota kundër, Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës e ka proceduar për seancë raportin e Grupit Punues, i cili përfshin rekomandimin për shkarkimin e kryeshefes së Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), Miradije Kelmendi.
Kundër votuan deputeti i LDK-së Ismet Beqiri dhe deputetja e PSD-së, Aida Dërguti, raporton Ekonomia Online.
Miredije Kelmendi, në këtë detyrë e kishte pasur Hilmi Mehmetin, të cilin e kishte shkarkuar ish-ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Bejtush Gashi.