Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, me rastin e Krishtlindjes ortodokse, ka uruar besimtarët ortodoksë.
“Le të jetë vit i mbarë me plotë begati, duke promovuar vlera humane dhe tolerancë mirëkuptimi mes njerëzve pa dallim. Shëndet, paqe dhe lumturi në familjet tuaja. Këto festa le të jenë momente reflektimi, për të dashur dhe respektuar njëri-tjetrin dhe për të jetuar në paqe dhe harmoni ndërfetare”, ka thënë kreu i LDK-së në urimin e tij.