Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka kujtuar Shkëlzen Haradinajn në 20-vjetorin e rënies.
Veseli shkroi në Facebook se lavdia e përjetshme do të qëndrojë mbi emrin e Shkëlzenit dhe gjithë heronjve të kombit.
“Pranvera e vitit 1999 ishte stina më e përgjakshme në historinë tonë kombëtare. Një popull i tërë po luftonte për jetë a vdekje me gjenocidin serb. Djemtë më të mirë të UÇK-së në ato ditë po binin dëshmor gjithandej Kosovës. Në mesin e tyre ishte Shkëlzen Haradinaj, i cili si sot 20 vjet më parë ra dëshmor i lirisë. Lavdia e përjetshme do të qëndroj mbi emrin e tij dhe gjithë heronjve të kombit”, shkroi Veseli.
13:11 - Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se sot i kujton me pietet të lartë heroin e kombit, Shkëlzen Haradinaj, në 20-vjetorin e rënies.
Limaj ka thënë se dy dekada me parë Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Luan Nimanaj ranë heroikisht në betejën e Maznikut në një betejë të paparë deri atëherë.
“Sot kujtojmë me pietet të lartë luftëtarin e orëve të para për lirinë e Kosovës, heroin e Kombit, Shkëlzen Haradinaj. Dy dekada më parë Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Luan Nimanaj ranë heroikisht në betejën e Maznikut, në një betejë të paparë deri atëherë. Shkëlzeni, Fatmiri, Hasimi dhe Luani u bënë mburojë me trupat e tyre në mbrojtje të civilëve të strehuar në atë zonë. I përjetshëm qoftë kujtimi për të gjithë dëshmorët e Kombit!” ka shkruar Limaj në Facebook.
-
Haradinaj kujton vëllain dhe bashkëluftëtarët tjerë në përvjetorin e rënies
-
Haradinaj, Veseli, Limaj e të tjerë kujtojnë Luan Haradinajn
-
Liderët shtetërorë: Luan Haradinaj zgjodhi lirinë mbi jetën, atdheun mbi gjithçka
-
Haradinaj: Shembulli i Zymerit dhe të tjerëve janë modeli mbi të cilin frymon shteti
-
Haradinaj kujton vëllain Luanin në 26-vjetorin e rënies