Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar të shtunën vëllain e tij Luanin, në 26-vjetorin e rënies së tij.
Haradinaj ka thënë se krenaria dhe liria që Kosova sot e gëzon, do të mbizotërojë gjithmonë mbi dhimbjen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Luan, 26 vjet më parë fitove përjetësinë, pikërisht në ditëlindjen e nënës Rukë. Heroizmi, krenaria e liria që e gëzojmë, gjithmonë do të mbizotërojnë mbi dhembjen”, ka shkruar ai në Facebook.
Më 6 maj kanë kaluar 26 vjet nga rënia e Luan Haradinajt. Ai ka rënë në njërën prej betejave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër forcave pushtuese serbe në kufirin shqiptaro-shqiptar.