Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është takuar me presidenten Vjosa Osmani në lidhje me propozimin e ri të Lëvizjes Vetëvendosje për mandatar, Glauk Konjufcën.
Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu ka konfirmuar për KOHËN këtë takim dhe gjithashtu ka thënë se Krasniqi ka përsëritur qëndrimin e PDK-së se nuk e votojnë asnjë mandatar të LVV-së.
“Po, sot pasdite, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është takuar me Presidenten Osmani, për t’ia përsëritur qëndrimin e qartë dhe parimor të PDK-së, tashmë të bërë publik edhe përmes komunikatës zyrtare, se në Kuvendin e Kosovës nuk ekziston shumicë për formimin e një qeverie të re nga kjo legjislaturë. Në këtë rrethanë, çdo mandatim i radhës për këdo nga Lëvizja Vetëvendosje do të ishte vetëm një përpjekje e kotë për të fituar kohë, një zvarritje e panevojshme që vetëm se do ta thellonte krizën politike, pasigurinë institucionale dhe humbjen e besimit të qytetarëve në institucione”, ka thënë për KOHËN, zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu.
VV-ja propozon Konjufcën mandatar për kryeministër
Lëvizja Vetëvendosje e ka propozuar emrin e Glauk Konjufcës si mandatar të dytë për formimin e...-
Osmani nis takimin me Krasniqin
-
Krasniqi: Jemi në situatë të njëjtë, por takimin duhet ta shohim si hap para
-
Oferta e re e LVV-së për presidentin: PDK-ja refuzon, LDK-ja përmend Osmanin
-
Osmani: Po të propozohesha nga VV-ja si kandidate e vetme, do të rizgjidhesha presidente
-
Manxhuka: VV-ja e kandidoi Konjufcën në fund në pritje të ndonjë marrëveshjeje me opozitën