Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka akuzuar LVV-në për tallje me qytetarët dhe verdiktin e tyre.
“U shpreh keqardhje të gjithë qytetarëve për këtë tallje që po bëhet me verditikin e tyre nga ana e partisë së parë e cila na mblodhi për të tetën herë në Kuvend dhe sillet me mentalitetin e njëjtë”, është shprehur Krasniqi.
Ai ka thënë se dëshiron që t’i japë tri mesazhe.
“Dëshiroj të japë tri mesazhe, e para demokracia funksionon me shumicë, jo me imponim, e dyta institucionet janë të popullit, nuk janë të asnjë partie politike të veçantë dhe e treta duhet ta kuptojmë të gjithë se koha e sundimit njëpartiak dhe monizmit ka përfunduar”, ka deklaruar Krasniqi.
Ai ka thënë se sa më parë që LVV-ja t’i kuptojë këto çështje, aq më mirë do të jetë për vendin.
Krasniqi ka theksuar se LVV-së i takon ta propozojë kandidaten për kryetare, por se nuk mundët që votat për të t’i marrë me zor.
VIDEO: Deklarata e plotë
Kuvendi në cikël dështimesh, Haxhiu sot vetëm 54 vota
-
Krasniqi: Ka kaluar çdo kufi i racionalitetit, kjo s’është më politikë
-
Krasniqi: VV-ja s'e ka shumicën, prandaj po do që të blejë kohë
-
Krasniqi dorëzon mandatin: PDK-ja u forcua por Kosova u dobësua
-
Krasniqi fton qytetarët të dalin të votojnë
-
Krasniqi-Osmanit: PDK-ja nuk e voton asnjë mandatar të LVV-së