Në mbledhjen e së shtunës të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) u tha se ky organ vazhdon me përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës.
Anëtarët e KQZ-së kanë thënë se janë pajtuar unanimisht se institucioni nuk ka kompetencë që të rekomandojë shtyrjen e zgjedhjeve.
Ndërsa sa i përket raportit të dërguar tek presidentja Vjosa Osmani, KQZ-ja tha se vetëm e ka informuar atë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, por nuk ka dhënë rekomandime.
Në këtë mbledhje, u vendos që të shtyhet afati për nominimin e anëtarëve të Këshillave të Vendvotimeve.
Me 11 vota për dhe asnjë kundër u vendos që ky afat të shtyhet deri më 13 dhjetor. Sipas tyre, kjo shtyrje nuk ndikon në procesin zgjedhor./rel
-
Shtyrja e zgjedhjeve në veri, sot mblidhet KQZ-ja
-
Presidenca pret raport të sigurisë dhe kërkesë të KQZ-së për të vendosur për zgjedhje
-
Presidenca: Po presim verifikimin e kandidatëve të propozuar nga partitë për KQZ
-
Për shpallje të rezultateve përfundimtare KQZ-ja pret përfundimin shqyrtimit të ankesave
-
KQZ-ja kërkon zgjatjen e afatit për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme nga 45 në 60 ditë