Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimeve për zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen më 28 dhjetor.
Anëtarja e KQZ-së nga Partia Turke, Mufera Shinik, e cila ka kërkuar që fletëvotimet në Prizren dhe Mamushë të jenë të shënuara edhe në gjuhën turke, ka paralajmëruar se do të ankohet kundër vendimit të KQZ-së në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë mbledhjen e mbajtur të hënën KQZ-ja ka miratuar edhe formulën e këshillave të vendvotimit për vendvotimet e rregullta, vendvotimet me kusht dhe ekipeve te numërimit në Qendrat komunale të numërimit (QKN).
