Komisioni i Pavarur i Mediave i ka dhënë Klan Kosovës 30 ditë afat për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm për mbajtjen e licencës së transmetimit.
Pro këtij vendim kanë votuar të gjithë anëtarët e KPM-së.
Në mbledhjen e KPM-së, Kryetari i Komisionit të Pavarur i Mediave, Jeton Mehmeti, ka prezantuar rekomandimin e zyrës ligjore, derisa ka thënë se në rast se Brenda këtij afati nuk veprohet ashtu siç kërkohet do të merren masa sanksionuese.
“Duke marrë parasysh që vendimi për pezullim e certifikatës vë në dilemë ligjshmërinë e regjistrimit të këtij biznesi nga zyra ligjore e KPM-së kemi një rekomandim që ka dy dispozita: 1. Obligohet ofruesi i Klan Kosova që në afat prej 30 ditësh nga pranimi I këtij vendimi të plotësoj dokumentacionin e nevojshëm për mbajtjen e licencës së transmetimit konform rregullores për ofruesin e shërbimeve mediale audio dhe audio vizuele të KPM-së dhe 2. Dështimi për të vepruar në pajtim me Rregullore për ofruesin e shërbimeve mediale audio dhe audio vizuele të KPM-së 2021.. brenda afatit të përcaktuar me paragrafin një të këtij vendimi do të rezultojë me masa sanksionuese me nenin 30 të ligjit të KPM-së”, ka thënë Mehmeti në mbledhjen e KPM-së.
Mehmeti ka bërë të ditur se për pezullimin e certifikatës së biznesit të kompanisë Klan Kosova janë njoftuar nga ARBK-ja. “KPM-ja është informuar nga ARBK-ja më datën 14 qershor se ka pezulluar certifikatën e biznesit të kompanisë Klan Kosova të datën 29 maj 2020. Ofruesi i shërbimit medial Klan Kosova është licensuar në KPM mbi bazën e kësaj certifikate të biznesit”.
-
KPM-ja i jep 30 ditë afat Klan Kosovës që t’i plotësojë kushtet për mbajtjen e licencës
-
ARBK-ja anulon vendimin për suspendimin e certifikatës së biznesit për Klan Kosovën
-
Mehmeti: Ka rrezik që gjatë kohës së zgjedhjeve KPM-ja të mbetet pa kuorum për vendimmarrje
-
KPM-ja paralajmëron masa ndaj mediave të licencuara që ndryshojnë pronësinë pa miratim të saj
-
Gjykata Komerciale hedh poshtë pretendimin e MINT-it ndaj Klan Kosovës