Është mbajtur takimi i njëqindepesëdhjetë i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i udhëhequr nga kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Blerim Isufaj.
Gjatë këtij takimi, siç thuhet në komunikatë, anëtarët e KPK-së kanë diskutuar dhe miratuar Rregulloren Nr.01/2018 për shfrytëzimin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në sistemin Prokurorial të Kosovës.
Po sot, anëtarët e KPK-së morën vendim që përfaqësuesi ligjorë i Këshillit Prokurorial të Kosovës të jetë Drejtori i Sekretariatit, në mungesë të tij, Udhëheqësi i Zyrës Ligjore.
Më qëllim të implementimit sa me të mirë të Projektit SMIL, gjatë këtij takimi është marrë vendim obligues për stafin e sistemit Prokurorial të Kosovës në ndjekjen e trajnimeve lidhur me implementimin e këtij projekti.
KPK sot ka aprovuar kërkesën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës për transferimin e prokurorit Naim Abazi nga Departamenti i Përgjithshëm në Departamentin e Krimeve të Rënda të kësaj prokurorie dhe të njëjtin e ka transferuan me afat kohorë 6 muaj.
-
Rregullorja e KPK-së që do të shërbejë për parandalim të keqpërdorimit të parave
-
KPK-ja thotë se po punon në krijimin e kushteve për sundim të ligjit
-
KPK-ja miraton kërkesat e 4 prokurorëve për shkollim një vjeçar në SHBA
-
Mbahet punëtoria për zbatimin e Sistemit të Menaxhimit Informativ të Lëndëve
-
Miratohet kërkesa buxhetore e sistemit prokurorial për vitin 2019