Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Prokurori i Shtetit kanë organizuar një punëtori dyditore për zbatimin e Sistemit për Menaxhimin Informativ të Lëndëve (SMIL) në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, në të cilën janë të pranishëm edhe anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Kryeprokurori dhe prokurorët e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, prokurorët ekspertë të Projektit të SMIL-it dhe menaxhmenti i Sekretariatit të KPK-së, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Gjithashtu në këtë punëtori po marrin pjesë edhe bashkëpunëtorët profesionalë, zyrtarët ligjorë dhe referentët e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, me qëllim të përgatitjes së tyre si trajnerë, të cilët janë të obliguar për trajnimin e stafit administrativ dhe prokurorëve të Departamentit të Përgjithshëm dhe Departamentit të Krimeve të Rënda të kësaj prokurorie, i cili planifikohet të fillojë në muajin gusht 2018.
Krerët e pranishëm të sistemit prokurorial, vlerësuan se kjo punëtori ka efektin e madh kur dihet se një ndër shtyllat e reformave është edhe digjitalizimi i punës së prokurorive, më të cilin do të rritet efikasiteti i punës dhe do të mundësohet një menaxhim më i mirë i resurseve të përgjithshme, ngaqë puna manuale do ta zëvendësohet me punën përmes sistemit elektronik.
Projekti i SMIL-it mbështetet nga Ambasada e Norvegjisë në Prishtinë për përgatitjen digjitalizimit të procesit të punëve në sistemin e drejtësisë kosovare.
-
Vihet në zbatim Sistemi Menaxhimit Informativ të Lëndëve
-
Miliona euro SMIL dështojnë në PSRK, ndarja e lëndëve ende manualisht
-
Çka është sistemi SMIL dhe si funksionon ai në gjykatat e Kosovës?
-
ZKA: Sistemi i menaxhimit të lëndëve në gjykata e prokurori, i pasigurt
-
KPK-ja dhe KGjK-ja me marrëveshje për shpërndarjen automatike të lëndëve