Këshilli Gjyqësor, Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Ambasada e Norvegjisë kanë organizuar ceremoninë e përbashkët të përurimit të vënies në zbatim të Sistemit të Menaxhimit Informativ të Lëndëve (SMIL) në gjykatat dhe prokuroritë e Republikës së Kosovës, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.
Në këtë ceremoni morën pjesë kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, ai i Këshillit Prokurorial Blerim Isufaj, ministri i Drejtësisë, z.Abelard Tahiri, përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Ambasadori i Norvegjisë në Prishtinë, Per Strand Sjaastad dhe një delegacion i administratës gjyqësore të Norvegjisë, si dhe kryetarë gjykatash, kryeprokurorë dhe pjesëtarë të stafit administrativ të sistemit të drejtësisë.
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, ka falënderuar Norvegjinë për mbështetjen dhe financimin e projektit të Sistemit të Menaxhimit Informativ të Lëndëve, duke e vlerësuar tejet të rëndësishëm për ngritjen e efikasitetit, llogaridhënies dhe saktësisë së informacioneve të sistemit gjyqësor të Kosovës. Këtë gjë e bëri edhe kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës Blerim Isufaj.
Ambasadori i Norvegjisë në Prishtinë, Per Strand Sjaastad, ka thënë se Mbretëria e Norvegjisë është e angazhuar të punojë me institucionet e drejtësisë së Kosovës drejt reformës, kurse synimi ynë i përbashkët është që të mbetemi në partneritet të fuqishëm, afatgjatë dhe të përkushtuar. Projekti TIK-SMIL përmban koncepte funksionale të rishikimit të lëndëve në baza periodike, kritere dhe identifikime të çështjeve me interes, përfshirë regjistrat e lëndëve penale nëpër regjione, raportet e lëndëve të kryera dhe progresin e kryerjes së tyre, me ç’rast sistemi elektronik llogarit saktë peshën e lëndëve dhe bën shpërndarjen automatike të tyre, duke krijuar mundësi të mëdha të planifikimit dhe parakushte për zhvillimin e një sistemi standard.
-
Mbahet punëtoria për zbatimin e Sistemit të Menaxhimit Informativ të Lëndëve
-
Norvegjia mbështet sistemin e drejtësisë në Kosovë
-
Miliona euro SMIL dështojnë në PSRK, ndarja e lëndëve ende manualisht
-
Çka është sistemi SMIL dhe si funksionon ai në gjykatat e Kosovës?
-
ZKA: Sistemi i menaxhimit të lëndëve në gjykata e prokurori, i pasigurt