Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Norvegjia mbështet sistemin e drejtësisë në Kosovë

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK)), Nehat Idrizi dhe Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Blerim Isufaj, sot kanë pritur në takim Ambasadorin norvegjez në Kosovë, Per Strand Sjaastad, njofton kumtesa, trasnmeton Koha.net .

Kryesuesi Idrizi dhe Isufaj shprehën mirëseardhje Ambasadorit norvegjez dhe e falënderuan për bashkëpunimin e vazhdueshëm që kanë pasur të dy këshillat me shtetin e Norvegjisë edhe në të kaluarën. Gjithashtu, ata falënderuan për mbështetjen që i kanë dhënë sistemit të drejtësisë, në veçanti projektit TIK/SMIL, ku donatorë kryesorë i këtij projekti është ambasada norvegjeze dhe se ky projekt vlerësohet si shumë i rëndësishëm duke e cilësuar si një shtyllë transparente për sistemin gjyqësor dhe prokurorial në vendin tonë.

Ambasadori u njoftua për së afërmi për projektin e SMIL-it dhe për të gjitha prioritetet tjera që kanë të dy këshillat, të dy kryesuesit paraqiten qëndrimet e tyre, se KGJK dhe KPK do të jenë të përkushtuar që më të gjitha kapacitetet e veta përkundër sfidave që do të hasin, projekti SMIL do të mbetet prioritet për tu realizuar.

Ambasadori i Qeverisë Norvegjeze, Sjaastad, shprehu gatishmërinë për bashkëpunim dhe premtoi mbështetje të vazhdueshme për të realizuar këtë Projekt, me qëllim të rritjes së efikasitetit të sistemit të drejtësisë në Kosovë.