Për herë të parë, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka miratuar rregulloren e veçantë për menaxhim të shfrytëzimit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në sistemin prokurorial.
Përmes kësaj rregulloreje, pritet menaxhim më i mirë i pajisjeve softuerike, sistemit të shërbimeve të internetit dhe shërbimeve të postës elektronike, raporton KTV.
Sipas kryetarit të Komisionit për çështje normative, Bahri Hyseni, kjo rregullore do të mundësojë parandalimin e keqpërdorimit të mjeteve nga stafi për interesa personale.
Këshilli po ashtu ka vendosur ta obligojë stafin për ndjekje të trajnimeve dhe vënien në zbatim të projektit SMIL, i cili do t’i kalojë të dhënat e prokurorisë nga sistemi manual në atë elektronik.
Në rast se nuk respektohen dispozitat, komisioni është thënë se do ta dërgojë në komision disiplinor stafin administrativ.
-
KPK miraton rregulloren për shfrytëzimin e teknologjisë së informacionit
-
ZKA: Sistemi i menaxhimit të lëndëve në gjykata e prokurori, i pasigurt
-
KPK-ja dhe KGjK-ja me marrëveshje për shpërndarjen automatike të lëndëve
-
Mbahet punëtoria për zbatimin e Sistemit të Menaxhimit Informativ të Lëndëve
-
KGJK dhe KPK diskutojnë me shoqërinë civile