Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka mbajtur një takim koordinues me përfaqësues të ambasadave të vendeve të ndryshme në Kosovë, përfaqësues të Bashkimit Evropian.
“Gjatë takimit janë prezantuar projektet propozimet kryesore, të identifikuara në procesin e punës, për të cilat nevojitet mbështetja e partnerëve dhe donatorëve të sistemit prokurorial, si dhe u diskutuan mundësitë e mbështetjes së objektivave për fuqizimin dhe avancimin e këtij sistemi” thuhet në një njoftim të KPK-së.
Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Sekretariatit të KPK-së, Valdrin Krasniqi, ka prezantuar pikat kyçe të nevojave të sistemit prokurorial, ku do të fokusohet bashkëpunimi i përbashkët në të ardhmen, pika këto, të cilat janë përgatitur në formë të projektpropozimeve, në të cilat janë përcaktuar qartazi objektivat specifike, rezultatet e pritshme, aktivitetet që duhet të ndërmerren dhe përftimet që do të ketë sistemi prokurorial.
Përfaqësuesit e partnerëve dhe donatorëve ndërkombëtarë, thanë se ky takim koordinues i KPK-së është jashtëzakonisht i qëlluar, duke shprehur gatishmërinë e tyre për të vazhduar mbështetjen e tyre, si dhe për të krijuar parakushte për sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.
-
GLPS-ja propozon pesë prioritete për Këshillin Prokurorial pas ndryshimeve ligjore
-
KPK: Me Ligjin e ri pushteti synon ta bllokojë dhe defunksionalizojë sistemin prokurorial
-
Szunyog pret që projektligji për KPK-në të jetë sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias
-
KPK-ja e cilëson si tentativë për cenim të pavarësisë projektligjin e ri nga Qeveria
-
Përfaqësuesit e sistemit prokurorial të Kosovës diskutojnë për vettingun me ata të Shqipërisë