Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kovaçevski: Ballkani Perëndimor e ka vendin në BE

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka deklaruar se shtetet e Ballkanit Perëndimor e kanë vendin në Bashkimin Evropian, derisa ka bërë thirrje për unitet dhe stabilitetit.

Kovaçevski ka shkruar se me liderët e Ballkanit Perëndimorë pati një atmosferë miqësore, derisa shtoi se janë “rikonfirmuar pikëpamjet tona për integrimin e rajonit”.

“Vendi i të gjitha shteteve të rajonit është në BE dhe ne kemi potencialin e nevojshëm lidership për të marrë vendime të guximshme për një të ardhme më të mirë. Të gjithë ne – në Ballkanin Perëndimor dhe Evropë, kemi nevojë për unitet dhe stabilitet”, ka shkruar Kovaçevski, një ditë para se të mbahet takimi mes liderëve në Shkup për “Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor”.