Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka takuar kryeministrin e Kosovës dhe presidentin serb para takimeve të tyre me ndërmjetësuesit e BE-së.
Kovaçevski në një konferencë për media pas takimeve ka thënë se dialogu mes palëve është e vetmja zgjidhje për stabilitet rajonal.
"Kam pasur takime të ndara bilaterale me presidentin Vuçiq e kryeministrin Kurti. Besoj që është e nevojshme dhe e vetmja zgjidhje për stabilitet në rajon. Kontributi i BE-së duhet të normalizoj marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës”, ka thënë ai.
Kovaçevski ka theksuar se nuk është zgjedhur rastësisht Maqedonia e Veriut për zhvillimin e takimeve. Ai ka deklaruar vendi i Ballkanit Perëndimor është në BE.
“Do të doja të nënvizoj se Republika e Maqedonisë së Veriut nuk është zgjedhur rastësisht. Shteti jonë i mbështetur nga BE-ja ka bërë një hap historik, ne jemi bërë anëtar të NATO-s. Besojmë që dialogu është e vetmja mënyrë për të arritur progres. Vendi i vendeve të Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian”.