Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në margjinat e Forumit Ekonomik të Vjenës.
Temë e takimit ishte edhe dialogu Kosovë – Serbi. Kurti ka përsëritur se nënshkrimi i marrëveshjes do të nënkuptonte pranim, ka njoftuar Kryeministria.
“Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit si në planin bilateral ashtu edhe atë rajonal në fusha me interes të ndërsjellë, me qëllim avancimin e mëtejmë të fqinjësisë së mirë, dhe në shërbim të qytetarëve të të dyja vendeve. Në këtë kontekst u diskutua edhe për sektorin e energjisë, potencialin që dy vendet kanë edhe strategjitë tyre mbi këtë sektor. U bisedua edhe për zhvillimet e fundit në kuadër të procesit të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe takimin e 21 tetorit me liderët evropianë, me ç’rast kryeministri Kurti e njoftoi homologun e tij mbi qëndrimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës se nënshkrimi i marrëveshjeve do të nënkuptonte pranim, e për rrjedhojë edhe garanci për zbatim të plotë të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit Zbatues”, thuhet nga Zyra e Kryeministrit.
-
Kurti takohet me Kovaçevskin, flasin për rrugën Prizren-Tetovë
-
Kurti me Mickoskin diskuton bashkëpunimin dypalësh dhe rrugën drejt BE-së
-
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut
-
Pritshmëri të vogla në Kosovë nga takimi Kurti-Vuçiq
-
Kurti dhe Jovanoviq flasin për raportet mes Kosovës dhe Serbisë