Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim politikanin liberal nga Serbia, Çedomir Jovanoviq.
Përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se ata kanë biseduar rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë dhe Serbi dhe raportet ndërmjet dy vendeve.
“Gjithashtu folën për nevojën e fuqizimit të sundimit të ligjit në Ballkanin Perëndimor, rëndësinë e demokratizimit të shoqërive dhe institucioneve, pluralizmit politik, respektimit të të drejtave të njeriut dhe të pakicave kombëtare si garant të paqes dhe sigurisë në gjithë rajonin”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Kurti takohet me Kovaçevskin bisedon për dialogun
-
Kurti takon Plenkoviqin, theksohet nevoja për forcim të aleancave dhe koordinim politik
-
“Aktualiteti politik”, temë takimi mes kryeministrit në detyrë dhe shefit të zyrës së BE-së
-
Orav pas takimit me Kurtin: BE-ja e përkushtuar ta mbështesë Kosovën drejt stabilitetit
-
Oravi rithekson mbështetjen e BE-së për Kosovën në takim me Kurtin