Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, para se të nisë takimin me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për politikë të jashtme Josep Borrell dhe me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
“E falënderova mikun tim Dimitar Kovaçevski për faktin se si mikëpritës i mirë dëshiron të kontribuojë në vazhdimin konstruktiv të dialogut”, ka shkruar Vuçiq në “Instagram”.
Edhe Kovaçevski ka shkruar për takimin me Vuçiqin.
Në Ohër sot do të mbahet takimi i radhës i nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi.
“Mikëpritje të ngrohtë në Ohër për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Në takimin dypalësh që patëm këtë mëngjes, mbi të gjitha i urova bisedime të suksesshme, që janë të rëndësishme për stabilitetin rajonal, ruajtje të paqes e që çon drejt një të ardhme me prosperitet, jo vetëm për Serbinë e Kosovën, por për gjithë rajonin. Në mes të një rrëmuje gjeopolitike në kontinentin e Evropës, sigurimi i një të ardhme stabile dhe anëtarësimi në BE është përgjegjësia jonë dhe është në përfitim të shteteve dhe qytetarëve”, ka shkruar Kovaçevski në Facebook.
-
Takimi Kurti-Sorensen deri në mesnatë
-
Sorensen: Takime të mira me Vuçiqin, rreth përparimit në zbatimin e Ligjit të Kosovës për të huajt
-
Vuçiq: Vetëm përmes dialogut mund të zgjidhen çështjet e hapura me Kosovën
-
Sorensen tha se synon takim të nivelit të lartë, Qeveria përsërit “kushtet”
-
Vuçiqi nuk merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor