Përderisa ish-Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ishte përkujdesur që të sigurojë votat për anëtarësim në UNESCO e Interpol, përmes lobimit në vende të ndryshme, zëvendësi i tij, ministri në detyrë, Emanuel Demaj, ka thënë se për UNESCO-n nuk është aplikuar fare në mungesë të miratimit të dy ligjeve, raporton KTV.
Ndërsa ka dhënë pak shpresa për anëtarësimin në Interpol.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKosova do të mbetet larg UNESCO-s edhe më tej.
Këtë nëntor do të mbushen dy vjet nga aplikimi i dështuar i Kosovës për anëtarësim në organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Vetëm një muaj më herët, atëherë Ministri i Jashtëm në detyrë, Enver Hoxhaj, i kishte thënë Evropës së Lirë, se i kanë votat për anëtarësim në UNESCO e INTERPOL.
“Unë çka mund të them është kjo, se cila do të jetë qasja e Qeverisë së ardhshme në raport me anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, apo në INTERPOL, është vendim që i takon Qeverisë së ardhshme. Por, si ministër i Jashtëm i cili ende ushtron ketë post, mund të them se Kosova i ka votat që të jetë pjesë edhe e UNESCO-s edhe INTERPOL-it”
Hoxhaj kishte përmendur vizita me qëllim lobimi për sigurimin e votave për UNESCO e Interpol në Afrikë, Azi e Amerikë Latine, por gjithashtu kishte theksuar se mbesin edhe disa çështje të brendshme, para anëtarësimit të ndonjërën nga organizatat.
E pikërisht këto çështje të brendshme që sigurisht kanë mbetur pa u përfunduar, kanë rezultuar që për UNESCO-n, të mos ketë aplikim.
Ministri i ri në detyrë, Emanuel Demaj, ka thënë se në mungesë të miratimit të dy ligjeve, atë për Liritë Fetare dhe ai për Trashëgiminë Kulturore, Kosova nuk do të jetë në agjendë të punimeve në seancën e ardhshme të Asamblesë së Përgjithshme të UNESCO-s.
Demaj ka folur edhe për anëtarësimin e Kosovës në Interpol, që do të jetë pjesë e agjendës në takimin e radhës në Pekin, e sipas tij, edhe për këtë organizatë, raportet e para nuk japin shumë shpresë.
Në mungesë të tri votave, Kosova kishte dështuar të bëhej pjesë e UNESCO-s, më 9 nëntor të vitit 2015, e në fund të po atij muaji, një prej projektligjeve, ai për Liritë Fetare, nuk kishte marrë votat e nevojshme për plotësim-ndryshim.