Arbëri

Kosova në zi për viktimat e aksidentit në Bullgari

Në shenjë solidariteti për aksidentin tragjik që ndodhi të martën në Bullgari, ku 46 persona, kryesisht shqiptarë nga Maqedonia e Veriut humbën jetën në një aksident rrugor me autobus, Kosova sot është në ditë zie.

Vendimin për këtë e mori presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Maqedonia e Veriut ka shpallur tri ditë zie për të nderuar viktimat e aksidentit të tmerrshëm, ndërkohë Bullgaria, vendi ku ndodhi aksidenti po ashtu ka ditë zie sot.

Mes viktimave në autobusin që po kthehej nga Stambolli ishin 12 fëmijë.

Aksidenti konsiderohet si më i rëndi që ka ndodhur në 10 vjetët e fundit në Evropë.