Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova kërkon informata nga Zvicra për planin e serbëve për vrasjen e Martyt

Institucionet e sigurisë të Kosovës kanë kërkuar informata zyrtare nga Zvicra në lidhje me planin e shërbimeve inteligjente serbe për të vrarë ish-senatorin Dick Marty në mënyrë që më pas fajin t‘ua hedhin shqiptarëve.

Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Vjosa Osmani ka thënë për KOHËN se ajo është duke pritur informata nga Zvicra.

“Sapo është bërë publik lajmi për ish-senatorin Dick Marty, presidentja Osmani ka kontaktuar me institucionet e sigurisë dhe ka kërkuar nga to që menjëherë të sigurojnë informacion zyrtar nga autoritetet zvicerane për planin e agjencive serbe të inteligjencës për ta eliminuar ish-senatorin zviceran Dick Marty në mënyrë që pastaj t’ia lënë fajin personave nga Kosova. Shkaku i ndjeshmërisë së rastit, presidentja do të mund të deklarohet sërish pas pranimit të informatave zyrtare nga shteti zviceran”, ka thënë Kuptina.

Për shkak të kërcënimit me jetë, Marty tash e 16 muaj jeton nën masa tërrepta sigurie.

Ai në një intervistë ditë më parë, tha se nga informatat që ka marrë, serbët kishin planifikuar vrasjen e tij në mënyrë që të fajësonin shqiptarët.

Marty, nuk është figurë e pëlqyer nga shqiptarët, pasi bazuar në pretendimet e tij në një raport u ngrit Gjykata Speciale në Hagë, ku sot po gjykohen ish-krerët e UÇK-së.

Edhe Vdiq Dick Marty Arbëri Vdiq Dick Marty

Marty në raport kishte pretenduar për “trafikim organesh” gjatë luftës, gjë që është hedhur poshtë nga institucionet e Kosovës.