Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka lëshuar një dekret me të cilin ka harmonizuar listën e organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan, Donald Trump.
Në dokumentin që e ka publikuar në X, është theksuar që ky dekret bëhet me qëllim të linjëzimit të plotë të politikës së jashtme dhe të sigurisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në dekret theksohet se të gjitha institucionet e sigurisë dhe të tjera ngarkohen që të marrin hapat e nevojshëm për zbatim. Dekreti ka hyrë në fuqi sot, në datën e nënshkrimit.
“Republika e Kosovës qëndron përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës në luftën kundër krimit të organizuar transnacional dhe terrorizmit, narko-karteleve dhe regjimeve kriminale, sepse lidershipi amerikan e bën botën më të sigurt”, ka shkruar Osmani në X. “Historia e dëshmon një të vërtetë të thjeshtë: Kur Amerika udhëheq, ka më shumë paqe, më shumë siguri dhe më shumë liri në botë. Kosova gjithmonë do të qëndrojë me SHBA-në për ta çuar përpara këtë vizion dhe në përpjekjet e saj për t’i luftuar të gjithë ata që kërcënojnë sigurinë kombëtare të aleatit tonë më të rëndësishëm”.
Me vendim të Trumpit, në ditën e parë si president, kartelet e drogës dhe bandat ndërkombëtare ishin shpallur si organizata të huaja terroriste. Aty përfshiheshin edhe banda të Salvadorit, ato venezuelase dhe të Meksikës. Janë edhe rebelët Houthi. (Vendimi i asaj kohe)

-
Osmani: Do të angazhohem me administratën Trump për ta ruajtur dhe mbrojtur aleancën tonë
-
Osmani publikon letrën që e ka pranuar nga Trumpi
-
Osmani pranon letër nga Trumpi, e falënderon për bashkëpunimin me SHBA-në
-
Trumpi e vlerëson rolin e Kosovës në përfundimin e luftërave
-
Osmani flet për mbështetje nga administrata Trump 2: Kjo duhej t’i pengonte vetëm Serbisë