Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova e SHBA-ja po punojnë për një marrëveshje të sigurisë së informacionit

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, deklaroi se po punohet për një marrëveshje mes SHBA-së dhe Kosovës për sigurinë e informacionit, të quajtur GSOIA.

Mehaj shkroi në Facebook se siguria e teknologjisë, mbrojtja e balancuar e konfidencialitetit dhe të dhënave, është sistem i synuar, me mbështetjen e Administratës së Sigurisë së Teknologjisë nga Departamenti amerikan.

“Siguria e teknologjisë sonë të mbrojtjes si dhe mbrojtja e balancuar e konfidencialitetit, integritetit dhe disponueshmërisë së të dhënave, është sistemi i synuar në mbështetje nga Administrata e Sigurisë së Teknologjisë së Mbrojtjes e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes. Vazhdojmë së bashku me miqtë tanë amerikan drejtë finalizimit të kësaj marrëveshje”, thuhet në statusin e ministrit.